Deri në 16:00, pjesëmarrja në votime 37.3% / Shifrat më të larta në komunat serbe
Demokracia në Veprim, gjatë një konferencë për mediat, ka njoftuar se deri në ora 16:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 37.3%.
Ai ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sot raportohet numër më i madh i personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
Eugen Cakolli u shpreh komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë numrin më të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pas tyre, Prishtina dhe Ferizaji.
“Sipas raportimeve, deri më tani 37.3 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim, e cila si përqindje në të njëjtën periudhë kohore krahasuar me vitin 2019 është më e lartë. Rajoni i Prishtinës dhe Ferizajit kanë përqindjen më të madhe të daljes në votim mbi 40 për qind, në komunat me shumicë serbe vazhdon të jetë më e lartë se në pjesën tjetër të vendit me mbi 50 për qind. Rajoni i Prizrenit ka daljen më të ulët”, deklaroi Cakolli nga Demokracia në Veprim.
Kujtojmë se qendrat e votimit mbyllen në ora 19:00.