Asnjë i vdekur, ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Raportohen 246 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 14:11
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë regjistruar edhe 246 persona të infektuar me Covid-19.
Shifra bazohet në testimet e 3.031 mostrave.
Sipas Zemajt, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga pandemia.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë nuk ka njoftuar për numrin e të shëruarve dhe rasteve aktive.
Zakonisht këto të dhëna bëhen publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Rastet e para me koronavirus, Kosova i regjistroi më 13 mars, 2020. Që atëherë, Kosova ka shënuar 64.341 raste të të infektuarve. Prej tyre, 1.544 pacientë kanë vdekur.