Zgjedhjet në Kosovë, reagon ambasada e SHBA: Inkurajuese që morën pjesë kaq shumë qytetarë

Ambasada e SHBA në Prishtinë përshëndet procesin zgjedhor të mbyllur në ora 19:00.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada e cilëson inkurajuese aktin e qytetarëve që pavarësisht motit të keq dhe pandemisë, zgjodhën të shprehnin vullnetin e tyre.

"Inkurajuese kur sheh kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia.

Tani është e rëndësishme për ti dhënë kohë KQZ dhe institucioneve të tjera që të numërojnë votat", shkruan ambasada amerikane.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja mbi 46%