Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Pjesëmarrja mbi 46%

Ka përfunduar në ora 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. 

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 46.9% ose 827.984 votues.

Qendrat e votimitishin të hapura prej orës 07:00 dhe pritej të merrnin pjesë 1,794,862 qytetarë me të drejtë vote.

Ndërkohë, pak minuta pas mbylljes së procesit, Instituti Pipos ka publikuar edhe rezultatet e exit pollit të parë.

Sipas këtij instituti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41.8%, PDK me 16.5%, LDK 15.2%, AAK 7.2% dhe Nisma 2.6%.

Sipas kësaj përqindje, Vetëvendosje do të ketë 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20, LDK 19, AAK 9 dhe komunitetet 20.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte njoftuar më herët një komunikim në ora 19:30 por që u shty për në ora 20:00.

Lexo edhe:

Mbyllen votimet në Kosovë