I bie të fikët në qendër të votimit, vdes në spital qytetari nga Kaçaniku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 17:06
Një 81-vjeçar në Kaçanik të Kosovës ka humbur jetën në spital pasi kishte humbur ndjenjat në qendër të votimit.
Sipas asaj që raporton Express, I moshuari u dërgua me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetonte.
Detaje për këtë rast kanë dhënë nga zyra e KQZ-së në këtë komunë.
Sipas Artan Mezrajës, nga ky institucion deri më tani kanë informacion se ky person është alivanosur dhe pastaj është dërguar urgjentisht në spital.
“Në fshatin Biceq te marrë vendvotimin është alivanos një person dhe me urgjencë është dërguar në spital”, ka thënë ai.