Simpatizantët e VV-së në Gjilan nisin festën me tupana

Edhe pse votimet sapo kanë përfunduar dhe kemi vetëm rezultate paraprake, simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë.

Kështu, disa simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje nisën festën edhe në Gjilan.

Ata kanë dalë në rrugë me tupana dhe surle pa u shqetësuar nga i ftohti.

Ndërkohë, sipas mediave kosovare festa zyrtare do të nis në orën 22:00, ku do të ketë edhe numër më të madhe të njerëzve që do të i bashkohen festës.

Sipas Exit Pollit të UBO Consulting, publikuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në RTV Dukagjini, rezulton se VV ka marrë 47.9%, PDK, 17.7, LDK 14.6, AAK 6.6 dhe Nisma 2.5%.