Hashim Thaçi ‘përfaqësohet’ në qendrën e votimit nga bashkëshortja dhe i biri

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme në Kosovë, për shkak se është i dhomat e paraburgimit në Hagë i akuzuar për krimet e luftës.

Bashkëshortja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Lumnija dhe djali i tij, Endriti, kanë votuar në qendrën e votimit të tyre.

Endriti votoi në shkollë “Faik Konica”, ndërkohë bashkëshortja e Thaçit nuk ishte në listë në këtë shkollë duke u detyruar të shkojë në shkollën “Ali Sokoli”.