Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh qytetarëve: Votoni, e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka ftuar qytetarët që të tregojnë dashurinë e tyre për shtetin dhe familjen.
“Këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashurinë për shtetin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.
“KQZ njofton se sipas planifikimeve në orët hershme, dhe në kohë është shpërndarë materiali i ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
This Valentine’s Day show your love for your country and your family. Vote! Kosovo’s future is in your hands. ?️???? #KosovoVotes2021
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Saturday, February 13, 2021