Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, Hoti, Haradinaj, Hoxhaj dhe Kurti “shkundin” votën

Figurat kryesore politike të Kosovës janë paraqitur që herët në mëngjes pranë qendrave të votimit për të votuar.

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka votuar në Fakultetin e Filologjisë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Remzie Shahini – Hoxhaj.

Gjithashtu pak momente më parë votoi edhe Ramush Haradinaj ish-presidenti i Kosovës, si dhe Avdullah Hoti kryeministri në detyrë.

Edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit.