FOTOT/ Nën "sytë" e SPAK, si takohej gjyqtarja e Krujës me avokatin e të dënuarit
Gjyqtarja e Krujës ka qënë në vëzhgim prej disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. Ndërsa bashkë me të nën “monitorim” ka qenë edhe avokati Aldo Tabaku, i cili për shkak të njohjes që kishte me gjyqtaren merrte përsipër lirimin e të dënuarve, kryeshit ata që vuanin dënimin në burgun e Fushë –Krujes.
Dosjes i janë bashkangjitur edhe fotot e mëposhtme, të cilat tregojnë takimet e Enkelejda Hoxhës me avokatin edhe jashtë gjykatës, ndërsa në foton tjetër avokati Aldo Tabaku është fotografuar duke u takuar me sekserin Isuf Tanuzi (i arrestuar edhe ky), një familjar i një të dënuari që kanë kontaktuar me Tabakun për të përfituar liri me kusht.
Në dosjen e siguruar nga Ora News thuhet se, kontakti i Saimir Petanit, që priste lirimin nga gjyqtarja Hoxha, është bërë nga ish i dënuari Altin Skëndaj, i cili vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, për një vrasje të ndodhur në Vlorë.
Në dosje është dhe një foto ku thuhet se gjyqtarja dhe shoferi i saj Shkëlqim Shullazi në pallati ku ndodhet apartamenti ku takohen Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku.
Ai ishtë liruar me kusht 7 muaj më parë nga Enkelejda Hoxha.
Sipas prokurorisë, Skëndaj është njohur në burg me Saimir Petanin dhe ka ndërhyrë te avokati Aldo Tabaku për lirimin e këtij të fundit duke bashkëpunuar me vëllain e e Sajmirit, Bledar Petani.
Palët kanë rënë dakort ndërsa gjyqtarja pasi ka marrë vendimin e uljes së dënimit, u arrestua një ditë më parë në sallën e gjyqit.
Gjyqtarja ishte në procedim në KLGJ pasi Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nisur nga rastet e mëparshme të lirimit të disa personazheve "Vip" të botës së krimit, Hekuran Billa, Ilir Paja dhe Endrit Dokle.
Ilir Paja, i dënuar më 17 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkoi lirim të parakohshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë tre herë brenda vitit 2017. Ndërsa dy prej kërkesave u rrëzuan, kërkesa e tretë u pranua nga gjyqtarja Hoxha.
Në janar 2020, gjyqtarja Enkeleda Hoxha vendosi të lironte me kusht Endrit Doklen, anëtar i Bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash.
Më herët, përmes 7 vendimesh të tjera, ajo i ka llogaritur Dokles kohë paraburgimi shtesë nga viti 2012 deri në vitin 2014 dhe i ka njohur atij përfitimin e 4 viteve ulje dënimi nga 3 amnisti radhazi dhe një ulje tjetër dënimi.
Në shkurt të vitit 2019, Hoxha vendosi të lirojë me kusht edhe Hekuran Billën, i cili ishte dënuar në vitin 2008 me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën.
Pas ekstradimit për vuajtjen e dënimit në Shqipëri, Gjykata e Apelit Tiranë e uli dënimin në 25 vite burg në vitin 2016 dhe në shkurt 2019, gjyqtarja Enkeleida Hoxha vendosi lirimin e tij.
Një vit e gjysmë më pas, Billa u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë.
Lexo edhe:
Kush është i dënuari për vrasje që “i bëri gropën” gjyqtares së Krujës
Përgjimi për gjyqtaren: Është tërheq ajo se e ka b…ën keq, se ti e di historinë e saj
/OraNews