Shkeli masat anti-covid, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi
Vetëm 5 ditë pasi Kryeministri Rama dha paralajmërimin për politikanë t e angazhuar në fushatë , policia ka nisur me gjoba.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi është ndëshkuar me 5 milionë lekë për thyerje të masave anticovid në takimin elektoral të zhvilluar në Kuçove. me 1 milionë lekë të vjetra u gjobit edhe pronari i biznesit që lejoi organizimin në ambientet e biznesit të tij.
Gjobat në shifra me 6 zero nuk kanë ndalur as për opozitën. Policia e Durrësit ka gjobitur dhe përfaqësuesin e Partisë Demokratike në Arapaj, Fatmir Muça dhe atë të degës së Manzës Agim Cani me nga 5 milionë lekë secili.
Krahas tyre blutë i komunikuan gjobën prej 1 milionë lekësh dhe pronarit të objektit ku është mbajtur takimi elektoral. Me të njëjtën shumë janë ndëshkuar dhe dy pronarë biznesesh të cilët nuk respektuan orën policore në 24 orët e fundit.
Fushata e gjobitjes së politikanëve nisi të enjten ku u gjobit me 5 milionë lekë ish deputeti Endrit Braimllari. Por dhe shoqata Durrës si autokton që organizoi një takim me Presidentin Meta.
Në ditën e parë ë hyrjes në fuqi të orarit të ri kufizues policia ka evidentuar qytetarë dhe drejtues mjetesh të cilët nuk respektuan ndalim qarkullimin.
Sipas policisë janë ndëshkuar me gjobë rreth 1300 persona pa maskë dhe pronarë biznesesh.