Plasin tubacionet në Babrru, rruga “Konferenca e Mukjes” pa trotuare e ndriçim
Tubacionet e Ujësjellës Kanalizimeve janë çarë prej ditësh në rrugën "Konferenca e Mukjes" në zonën e Babrrusë.
Banorët thonë se janë ankuar në bashkinë kamëz, por nuk është marrë asnjë masë.
"Nuk është vënë dorë fare, në këtë zonë këtu jemi si në shekullin e parë."
"Të bëjnë kanalin që të mos dalë uji në rrugë, të bëjnë trotuaret, të rregullojnë këto rrugicat që janë për faqe të zezë."
Prej dy vitesh e asfaltuar, rruga ka mbetur pa trotuarë, pasi Bashkia sipas qytetarëve nuk ka menduar për ta.
Problemet në zonë janë të shumta, që nga mungesa e trotuareve e deri te ndriçimi.
"E bënë rrugën pa trotuare ishalla do ti bëjnë, nuk ka ndriçim fare."
"Kur bie shi mezi gjejmë ndonjë copë rrugë për të kaluar me çizme."
"Kur nuk ke ndriçim, burim aksidenti është."
Banorët thonë se për ta kujtohen vetëm në kohë zgjedhjesh.
"Prej dy vitesh nuk kemi parë as kryetar bashkie dhe asgjë, vijnë një javë para votimeve, marrin votat dhe ikin."
Ndaj këtë herë ata kanë vendosur që thirrjen t’ja bëjnë publike Bashkisë për zgjidhjen e problematikave.