Ministri i Jashtëm hungarez viziton PD, Basha: Pas 25 prillit do të hapim negociatat për Shqipërinë
Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se ka vënë interesat personale mbi ato kombëtare dhe ka bllokuar procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas tij, pas 25 prillit nis një erë e re marrëdhëniesh me Europën dhe se Shqipëria do të jetë një vend i sigurt për investimet e huaja.
Basha: Ishte dështimi i 8 viteve të Edi Ramës që nga 3 u bënë 15 kushte për integrimin dhe do të jetë ndryshimi i 25 prillit që do të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Procesi i anëtarësimit do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të besimit të investitorëve të huaj, që do të thotë më shumë garanci për investimet e huaja, më shumë garanci për punësim dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
Këto janë çështjet që ndava me ministrin e Jashtëm hungarez dhe e garantova që PD dhe opozita e bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe integrimi evropian të jetë një sukses, siç arritëm sukseset e mëparshme për të shqiptarët.Na takon që së bashku me të gjithë shqiptarët pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësimin e biznesit në funksion të mirëqenies.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë u takua edhe me homologen e tij, Olta Xhaçka, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe procesi integrues i Shqipërisë.
Ministri hungarez tha se do të angazhohet dhe do të ndikojë Shqipërinë në procesin integrues duke vlerësuar se vendi ynë ka bërë përparime.