Balla: Për Tom Doshin pyesni kreun e partisë së tij, ne e kemi përjashtuar qysh në 2015-tën

Kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat komentoi edhe deklaratat e ambasadores amerikane lidhur me Tom Doshin.

Balla u shpreh se Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS-së është përjashtuar dhe se duhet pyetur kreu i partisë PSD lidhur me kandidimin e tij.

Balla shtoi se PS- ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidaturave, në një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj dhe ekspertëve që të japin kontribut si kandidatura.

Balla: Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetari ne partisë së zotërisë lidhur me këtë. Për sa i përket PS-së jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidaturave, pasi ndërmori një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që kontributin e tyre për Shqipërinë ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të ekipit fitues. Përgjigja e Edi Ramës si kreu i PS, e imja si sekretari i përgjithshëm është brenda strukturave të PS.

Në selinë e PS në 2015 ka hyrë dhe Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, nuk hyj fare në këto diskutime. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti. E vetmja aleancë janë qytetarët, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje. Ne do të kemi shumë shpejt gati programin tonë të Shqipërisë 2030 me një plan afatshkurtër, 2021-2025 po me objektiva të qarta. Ne jemi në rrugën e duhur për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të garantuar marrëdhënien tonë kontraktuale me njerëzit e zakonshëm. Për të tjerat pyesni partitë e tjera.

https://youtu.be/IhfuEOtw1pg