Meta: Në 25 prill rivendoset demokracia, ose rikthehemi në shinat evropiane ose do kthehemi në një projekt lindor

Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook k shkruar se vendi ose do të rikthehet në shinat evropiane ose do të kthehet në një projekt lindor.

Meta shtoi duke thënë se 25 prilli është dita e rivendosjes së demokracisë

Meta: Për herë të parë, pas 30 vjetësh, Shqipëria është vënë para një pikëpyetjeje të madhe: Ose do rikthehet në shinat evropiane ku ka qenë dhe nga të cilat ka dalë qartazi, ose do kthehet në një projekt lindor, ku ka qenë për më shumë se 50 vjet. 25 prilli është dita e rivendosjes së demokracisë.