Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Përshëndesim aksionin e SPAK, tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 12:47
Inspektori i Lartë i Drejtësisë e ka përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK në gjykatën e Krujës.
Përmes një postimi në Twitter, ILD shprehet se adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë dhe se tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta.
"Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta!"
“Duke pershendetur aksionin e djeshem te SPAK, dua te nenvizoj se zbatimi i reformes ne drejtesi, adresimi i paligjshmerive ne sistem eshte lufte. Tani eshte koha qe secili te beje llogarite e veta!” pic.twitter.com/nRxsht7HHM
— Inspektori i Larte i Drejtesise (ILD) (@ILD_Albania) February 12, 2021