Balla: Fletët e votimit nuk duhet të jenë sa një tavolinë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për gazetarët u shpreh se fleta e votimit duhet të  jetë e thjeshtë më shkurtime dhe numra dhe jo "sa një  tavolinë."

Ai tha se do ketë dy mundësi për qytetarët për të zgjedhur kandidatin dhe partinë politikë.

“ Fleta e votimit do të kompozohet në dy pjesë. Pjesa e parë votohet për subjektin politik, në krah të cilit është dhe emri i kryetarit, kandidatit për kryeministër dhe në krahun tjetër është një mundësi, me numra ose shkurtime, - këtë ta caktojë KQZ – por është e detyrueshme të përdoren numrat për të  arritur në  formësimin e fletës së  votimit, në mënyrë që fleta e votimit të mos jetë sa një tavolinë po të jetë një fletë votimi e thjeshtë” tha Balla

Ndër të  tjera ai nuk harroi të thumbojë  edhe partitë politike. Ai tha se PD dhe LSI nuk e duan votën e emigrantëve.

"Disponibiliteti ynë ka qenë që të testojë teknologjinë në një zonë që të ketë  mundësinë që ky proces të mos dështojë dhe të mos pengojë rezultatin e zgjedhjeve. Nuk e di dhe nuk gjej dot arsye pse Partia Demokratike nuk do që  të  bëhet në  Tiranë. Është e papranueshme që Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike nuk e dua votën e emigrantëve që  jetojnë  jashtë" tha Balla