Hetimet dhe arrestimet e SPAK, Kim telefonon Krajën: Po shohim rezultatet e reformës në drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Lajmin e jep vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter.

Sipas Kim, ajo e ka falenderuar dhe përgëzuar Krajën për hetimet dhe arrestimet e fundit të kryera nga SPAK.

"E telefonova sot për të shprehur falënderime dhe për ta inkurajuar për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne tani po shohim rezultate. Le të vazhdojmë të ecim së bashku, hap pas hapi", shkruan Yuri Kim.