Dy ambasadore në Shqipëri infektohen me Covid-19: Yuri Kim e SHBA dhe Elsa Hastad e Suedisë

Covid-19 nuk ka kursyer as ambasadorët. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad kanë konfirmuar se kanë rezultuar pozitive me koronavisur.

Përmes një postimi në Twitter, zonja Kim shtoi se do të vazhdojë me detyrat e saj ndërsa ishte e vetëizoluar.

Yuri Kim: Miq, doja t'ju njoftoja se jam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa jam vetë-izoluar në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!

Më pas ishte ambasadorja Elsa Hastad e cila në Instagramin e saj ka thënë se do të izolohet dhe do të punojë nga shtëpia.

Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurtë”, shkruan Hastad

https://youtu.be/sYsuxxslML8