"Gjashtë orë gjesdis me automjet" Fluks para spitalit infektiv, jashtë funksionit skaneri te “Shefqet Ndroqi”
Në pak minuta oborri i spitalit Infektiv u mbush me autoambulanca paraditen e kësaj të premteje.
Disa pacientë dërgohen për tu shtruar e disa për analiza imazherike. Kjo sepse skaneri në spitalin Shefqet Ndroqi prej gati 2 javësh nuk funksionon.
Për shkak të këtij defekti vetëm në një turn pune, imazheristët e spitalit Infektiv mund të kryejnë rreth 50 vizita.
Pavarësisht fluksit te infektivi, ka edhe familjarë që janë të kënaqur me shërbimin.
“Mjaft i kënaqur me shërbimin që bëjnë këta. Kanë rregull.”
Por jashtë këtij spitali gjendja duket shqetësuese.
Me të njëjtën ambulancë që transportohet pacienti më covid lëviz edhe familjari.
Nga infektivi pacienti u dërgua te Sanatoriumi, e prej andej u kthye përsëri në spitalin covid 1.
“E prura këtu dhe më thanë nuk ka vend, e çova te Sanatoriumi. Nga Sanatoriumi më thanë nuk ka vend atje dhe e prura këtu prapë. 6 orë të gjesdisë me automjet, ai i vdekur është.” thotë një qytetar.
Ndërsa një tjetër pretendon se mjekët i kërkojnë lekë.
“Kështu thanë doktorët që duan lekë, por unë nuk kam lekë. 200 lekë kam në xhep. Nuk kërkuan por të lëvizin.”
Për disa minuta një zonjë qëndroi në barelë në pritje për tu vizituar
Në 24 orët e fundit në 4 strukturat spitalore po trajtohen rreth 500 pacientë, ku vihet re se ka shtim të numrit të atyre që kërkojnë trajtim intensiv.