Të gjithë në ankth për shëndetin e tij, Ora News zbulon ku ndodhet doktor Pipero
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 11:05
Më 27 janar u bë me dije se mjeku Pëllumb Pipero ishte infektuar me Covid-19, plot 14 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.
Pak këtij lajmi Pipero ka shmangur intervistat televizive dhe daljet në publik. Por në një kohë që të gjithë pyesin se ku ndodhet dhe si është ai, Ora News ka mësuar se doktor Pipero e ka fituar betejën me koronavirus.
Burime për Ora News kanë bërë me dije se Pëllumb Pipero ka marrë disa ditë pushime, duke u larguar në drejtim të Razmës në Shkodër.
Pipero ishte ndër të parët që ka kryer vaksinën antiCovid dhe dozën e dytë duhet ta merrte në 2 shkurt.
Lexo edhe: Mori dozën e parë të vaksinës, infektohet me koronavirus mjeku Pëllumb Pipero