Familja në Krujë e harruar nga fati dhe shteti, të dyja vajzat viktima të abuzimit seksual

Kushte të tilla të kujtojnë vetëm poemën e mjerimit të Migjenit. Këtu jetojnë tre anëtarë të familjes Balliu në fshatin Bretë të Krujës.

Varfëria që i ka mbërthyer është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Brenda mureve të kësaj shtëpie nuk gjen gjë tjetër përveç dy shtretërve. Si të mos mjaftonte varfëria, anëtarët e kësaj familje kanë një mal me halle mbi supe.

 Xhemal dhe Meme Balliu janë prindër dhe të një vajze që vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajza tjetër ndodhet në  një qendër sociale në  Shkodër.

Vite më parë te dyja ato kane qenë viktima te abuzimit seksual.

"Djalin e bëri i kanë  ardhur njerëzit e vetë atje e marrë  nuk kemi denoncuar në polici" thone ata

Frymën e mbajnë gjallë nga pensioni i kryefamiljarit që është e vetmja e ardhur. Familja Balliu nuk është braktisur vetëm nga fati por edhe nga shteti, ndihmën e të cilit nuk e ka ndjerë kurrë.

Nevojat e tyre janë të mëdha, por ata kërkojnë që minimalisht të jetojnë në kushte normale dhe të kenë ushqim në tryezë për të tre vaktet.

"Më ndihmoni nga e keqja dru s'kam bukë  s'kam të na ndihmojë dikush."  thotë  kryefamiljari Xhemal Balliu

Dora e shtrirë  e kësaj familje u drejtohet institucioneve të shtetit, por edhe kujtdo individi qe ka mundësi ti ndihmojë.