Rikthehen radhët e ambulancave tek Infektivi, familjari: Kemi dy orë që na sorollasin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2021, 11:44
Janë rikthyer radhët e ambulancave tek spitali Infektiv.
Ditën e sotme ka pasur fluks në ambientet e jashtme të hyrjes së Infektivit ka 5 autoambulanca kanë ndenjur në pritje.
Ndërkohë, një person është ankuar për vonesën që i është bërë familjarit të tij.
Ai shprehet se është sorollatur 2 orë në ambulancë qysh nga Senatoriumi.
"Hap mbyll derën ai. Shyqyr që e futën brenda pas një orë e gjysmë. Po mbush gati dy orë. Isha te Senatoriumi, pastaj erdha prapë këtu, pastaj sërish te Senatoriumi, e erdha këtu dy orë vërdallë me ambulancë, të vdesë në ambulancë. Kjo është zgjidhja e Ramës."

