VIDEO/ Bayern Munchen shpallet kampion bote për klube
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 21:11
Bayern Munchen është kampioni i botës për klube.
Gjermanët mbyllën në mënyrën më spektakolare të mundshme një sezon ku fituan gjithçka.
Kampionët e Gjermanisë mposhtën në finalen e Dohas meksikanët e Tigres me rezultatin 1-0.
Golin e suksesit për bavarezët e shënoi francezi Pavard në minutën e 59 të takimit.
Më herët, Bayern Munchen fitoi Champions League, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Europës.
Përmbledhja e ndeshjes: