Neymar pas dëmtimit: Trishtimi është i madh, nuk e di nëse faji është i imi apo lojës sime
Dëmtimi që pësoi në Kupën e Francës ndaj Caen mund t'i kushtojë Neymar-it një muaj larg fushave të lojës.
Kapiteni i PSG-së pësoi një dëmtim të rëndë në muskujt e kofshës dhe u detyrua të linte fushën. I vënë në qendër të vëmendjes nga mediat për dëmtimet e shumta që pëson ai ka shpërthyer në faqen e tij në Instagram.
"Trishtimi është i madh, dhimbja është e pamasë dhe e qara është konstante. Edhe një herë tjetër do ndaloj së bëri atë që dua më shumë në jetë, të luaj futboll. Ndonjëherë ndihem jo komod nga stili im i lojës sepse dribloj dhe goditem pafundësisht, nuk e di nëse problemi jam unë apo ajo që bëj në fushë. Trishtohem shumë! Trishtohem kur dëgjoj nga lojtarë, trajnerë, komentatorë apo kush dreqin qoftë ,që "duhet ta godasësh me të vërtet", "bie", "qan", "fëmijë", "i llastuar" e të tjera. Nuk e di se sa mund të vazhdoj ta duroj këtë, vetëm dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. Kaq!" - ka shkruar Neymar në llogarinë e tij në Instagram.
Ky dëmtim me shumë mundësi do t'i kushtojë atij edhe përballjen ndaj Barcelonës në Champions League./ A.Z - Ora News