Prapaskenat e merkatos, Grillo: Tirana i tha "Jo" ofertës së bujshme të Genk për Muçin

Në  një lidhje me Skype për “Sport Magazine” në Ora News, komentatori i njohur i futbollit Kosta Grillo komentoi ecurinë e skuadrave të Superligës, për finalen e Botërorit të Klubeve Bayern Munchen-Tigres që luhet sot në 19:00, por u ndal edhe te merkatoja.

Gjatë intervistës për Altin Sulçen, Grillo zbuloi edhe prapaskenat që lidhen me sulmuesin e Tiranës Ernest Muçi, emër i përfolur jo pak herë nga mediat për një transferim të mundshëm jashtë vendit.

Kosta Grillo: “Ne tani kemi ngelur vetëm te Muçi. Nuk ka lojtarë të tjerë të përfolur. Të vetmin lajm të konfirmuar që kam për Muçin, të vetmen ofertë zyrtare që i është bërë, i është bërë nga skuadra belge Genk. Që i ka ardhur presidentit Refik Halili por që ai e ka hedhur drejtpërdrejtë poshtë. Skuadra e Genk ka ofruar 400 mijë euro plus bonuse, diku te 500-600 mijë euro, por Halili nuk e ka pranuar, e ka cilësuar një shifër shumë të ulët për Muçin. Ndërkohë sot shtypi ka folur për Legian e Varshavës, unë për vete nuk kam informacion. I vetmi informacion të saktë që kam e kam për Genkun e Belgjikës. Zyrtarisht Genk ka sjellë ofertën".

Sulmuesi 19 vjeçar i Tiranës është prej kohësh në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të potencialit të shprehur në fundin e sezonit të kaluar, por edhe këtë aktual, që e ka bërë të jetë lojtari më i kërkuar në merkato. 

Për të kanë shfaqur interes skuadra të njohura si Schalke 04, Young-Boys, Zurich, Rapid, por edhe Verona në Seria A.

/a,r.OraNews