BOOM - Kampusi Universitar, premtim i harruar nga Veliaj. Selita e braktisur, ankohet banorët

Boom rikthen këtë të hënë në vëmendje premtimet e kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama lidhur me kampusin universitar në Qytet Studenti.

Ata në vitin 2019 shpreheshin se punimet do të mbaronin brenda një viti.

Veliaj: Rendi i punimeve ka qene Qytet Studenti. Ne momentin qe mbaron deri ne fund të verës kjo procedure e meremetimeve, ne pastaj do të fillojmë me kampusin.

Rama: Ideja është të mbarojmë gjithë rikonstruksionin  e godinave ekzistuese, ndërkohë që po përgatitet projekti i kampusit. Drejtuar studenteve:  Ata qe janë në vit te pare, do ta shohin këtë transformim.

Ndërkohë, pas thuajse 3 vitesh, situata në Qytetin Studenti shfaqet krejtësisht ndryshe.

Studentët atje shprehen se nuk kanë filluar punimet në godina apo ambiente të tjera për një kampus.

"Jo, nuk kane filluar të ndërtohen as godina, as mensa, as terrene sportive dhe as biblioteka  nga bashkia. Tha para 2 vitesh që kur të mbaronte se rregulluari konviktet që janë, do fillonte puna për kampusin, por shumë thotë e asgjë s'bën."

"Do ishte mirë të fillonte sa me shpejt që edhe ne studentët të kemi mensa ku të hamë lirë, jo si këto private ku janë çmimet e larta.  Të kemi biblioteka me kushte, të paktën të jenë të gjitha në një vend, që të mos shkojmë sa andej-këtej."

Ndërkohë, problemet e Tiranës nuk kanë fund.

Një lagje periferike në Selite vuajnë për rrugë, për ndriçim dhe për kosha mbeturinash.

"Nuk kemi rruge, në verë bëhet pluhur, ndërsa në dimër pellg. Nuk ka as ndriçim natën dhe kemi frikë te kalojmë se na shtypin makinat. Shkojmë kilometra larg nga këtu për të hedhur plehrat, se nuk kanë vendosur as 2 kosha."

"Nuk vjen fugoni për të marrë fëmijët ne shkollë dhe detyrohemi t’i çojmë vete ne me makina, duke lënë punën. Kemi 20 vite në këtë gjendje të mjeruar."