Pandemia në Shqipëri, Rakacolli: Ndërgjegjësimi nuk është aty ku duhet, të respektojmë masa

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli për gazetaren Matilda Mcini në Ora News ka thënë se ndërgjegjësimi i qytetarëve në vendin tonë nuk është aty ku duhet.

Rakacolli ka bërë thirrje që masat e vendosura të respektohen, sepse sipas saj ato do të ndikojnë në pakësimin e pasojave të infeksionit.

Rakacolli: Ndërgjegjësimi nuk është aty ku duhet. Në rast se njerëzit do e kuptojnë që këto masa vërtetë e parandalojnë infeksionin them që do të bëhet. Kjo nuk mund të jetë vetëm pjesë e strukturave mjekësore. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Çdo strukturë që tashmë është e përfshirë duhet që ti respektojë.

Nuk janë vetëm strukturat kontrolluese shëndetësore ose policore, sepse ato janë gjithë ditën në këmbë, por ne jemi vetë ata që shikojmë janë qytetarë me maskë te mjekra dhe sa shikojnë një taks-forcë të policisë e ngrenë. Ne kemi thënë që ka edhe punime të tjera, që maska të mbron 70%, distanca fizike dhe ajo sociale janë të provuara që japin rezultat. Po t’i respektojmë këto masa siç duhet, pasojat e infeksionit janë të pakta.

Përshtati për online Tea Islamaj.