Klasikja Tirana-Vllaznia nuk ka fitues, Partizani bie në Laç, goleadë në Korçë

Janë luajtur 4 nga 5 ndeshjet e javës së 12 të Superligës ku spikat barazimi i Tiranës ndaj kryesuesve në fuqi të Vllaznisë.

Për kampionët në fuqi golin e shënoi Muçi në minutën e 13 por dalja me karton të kuq e Torassas në minutën e 74 penalizoi skuadrën e Nevil Dedes që pas 6 minutash pësoi gol. Për shkodranët autori i golit ishte Ymeri, raporton Ora News.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Laçit ndaj Partizanit me rezultatin 3—2 dhe ajo e Skënderbeut përballë Bylisit, ndeshje mes rivalëve për mbijetesë. Ndeshja e luajtur në Korçë dhuroi 7 gola, shkruan Ora News.

Me këto rezultatet, Vllaznia mbyll vitin në vend të parë në kuotën e 26 pikëve, 7 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Në 16:45 luhet ndeshja e fundit e javës ajo mes Teutës dhe Kukësit. Cilado skuadër që fiton i rrëmben vendin e dytë “Demave të Kuq”.

Superliga rikthehet tani më 9 janar.

Rezultatet:

Rënditja:

/a.r,OraNews