VIDEO/ Lacazete i jep 3 pikë Arsenalit, United fitore in-extremis, Leeds dhuron spektakël

Moment pozitiv për Arsenalin në Premier League me "Topçinjtë" që regjistruan fitoren e 2-të radhazi. P

as triumfit në derbin e Londrës ndaj Chelsea-t, skuadra e Artetës arriti të fitojë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Brighton.

Goli i Lacazette në minutën e 66 ishte vendimtari dhe vulosi destinacionin e tre pikëve në këtë ndeshje.

Me këtë triumf Arsenali renditet në vendin e 13, gjashtë pikë nga zona e Europës, duke mbajtur gjallë dhe forcuar shpresat për të arritur objektivat e vëna në fillim të sezonit.

Në ndeshjet e tjera spikat suksesi i thellë i Leeds United me shifrat 0-5 ndaj WBA në transfertë, ndërkohë që Southampton barazoi pa gola ndaj West Ham.

Burnley zhyti akoma edhe më shumë Sheffield United në fund të renditjes falë suksesit minimal 1-0.

Ndërsa ndeshja mbyllëse e kësaj mbrëmjeje në Premier League, ajo mes Manchester United dhe Wolves u mbyll me fitoren in-extremis të "Djajve të Kuq" falë golit të Rashford në minutën e katërt shtesë.

Rënditja në Premier League:

/a.r,OraNews