VIDEO/ Milan piketon talentin e Celtic si zëvendësuesin e Ibrahimoviç?

Milan po mendonn të gjejë një sulmues, të denjë për të zëvendësuar 39-vjeçarin Zlatan Ibrahimoviç.

Duke parë problemet e shumta fizike të suedezit, kuqezinjtë do të synojnë gjatë merkatos së janarit të gjejnë një qendërsulmues.

Emrat në krye të listës së Milan janë Luka Joviç i Real Madrid dhe Gianluca Scamacca i Sassuolos, por orët e fundit kanë dalë në skenë emri i Odsonne Edouard, sulmuesi 22-vjeçar i Celtic.

22-vjeçari madje i shënoi edhe gol Milanit gjatë ndeshjeve në grupe në Europa League.

/a.r,OraNews