Ibrahimoviç humbet Juven, por shkon në Sanremo
Zlatan Ibrahimoviç kthehet në Milanello pasi festoi Krishtlindjet në Suedi me familjen. Ditën e nesërme, sulmuesi do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe tamponit anti-Covid pas dëmtimit muskular të pësuar në ndeshjen e Serie A kundër Napolit, më 22 nëntor.
Klubi kuqezi dhe lojtari nuk duan të nxitojnë me rikthimin e 39-vjeçarit në fushën e lojës pasi një përkeqësim i gjendjes do të ishte një humbje e madhe për kryesuesit e Serie A.
DATAT PËR RIKTHIMIN – Ibrahimoviç nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së djelës kundër Beneventos dhe me shumë mundësi edhe kryesfidën kundër Juventus.
Ndeshja kundër Atalantas, e programuar për në 23 janar, mendohet të jetë edhe momenti kur Ibra do të zbresë në fushën e lojës, por është ende herët për të folur për një datë të saktë.
SANREMO – Ndërkohë, vjen lajmi zyrtar se Zlatan Ibrahimoviç do të jetë pjesëmarrës si i ftuar fiks në Festivalin e Sanremos 2021, që do të mbahet në datat 2 dhe 6 mars, shkruan Ora News.
“Mund të zyrtarizoj prezencën në të pesta mbrëmjet të festivalit të Sanremos të Zlatan Ibrahimoviç, duke mos anashkaluar asnjë ndeshje të Milan. Një tjetër goditje e Sanremos”, shkruan Amadeus, producenti i eventit.
/a.r,OraNews