Inter, objektivi i merkatos quhet Paredes. PSG i ofrohet Eriksen

Interi me sytë nga Parisi duke pritur që PSG të njoftojë zyrtarisht emërimin e Maurizio Pochettinos si trajnerin e ri.

Trajneri argjentinas e pëlqen shumë Christian Eriksen, ish lojtar i tij te Tottenham, dhe pritet t'i kërkojë Drejtorit Sportiv parizien Leonardo afrimin e futbollistit danez, raporton "Corriere dello Sport".

Inter kërkon një zgjidhje të shpejtë për lojtarin që ka mbetur jashtë projektit të trajnerit Antonio Conte. Dhe në shkëmbim të danezit, zikaltrit kërkojnë argjentinasin Paredes, i cili ishte propozuar edhe gjatë merkatos së verës për një shkëmbim të mundshëm me kroatin Brozovic, shkruan Ora News.

Emri i ish lojtarit të Romës është i destinuar të kthehet në aktualitet dhe kësaj here zbarkimi në Milano duket më pak i komplikuar, por menaxherët e zikaltërve nuk marrin asgjë të mirëqenë.

Paredes u ble nga Zenit në janar 2019 për 49 milionë euro dhe Inter synon ta afrojë në formë huazimi fillimisht.

Por së pari duhet të kuptojmë se çfarë do të vendosë Pochettino i cili, ndërsa është i fiksuar Eriksen, ka shumë lojtarë ofensivë në skuadër (Di Maria, Neymar, Mbappé, Kean, Icardi, Rafinha, Sarabia dhe Draxler) dhe jo shumë mesfushorë, shkruan Ora News.

Për Eriksen interesohet edhe West Ham është i interesuar, pa harruar edhe Arsenalin.

Kujtojmë se merkatoja e dimrit hapet zyrtarisht më 4 janar.

/a.r,OraNews