Kumbulla: Jam frymëzuar nga Chiellini që në moshë të vogël

Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë personazhe të famshëm dhe futbollistë po u japin përgjigje  fansave  të tyre në pyetjet që këta të fundit u bëjnë ose në u kërkojnë atyre të postojnë disa fotografi të veçanta.

Një nga këta është  futbollisti Marash Kumbulla, i cili iu përgjigj fansave përmes profilit të tij zyrtar në Instagram. Një tifoz pyeti mbrojtësin e Romës nga cili futbollist është frymëzuar dhe shqiptari nuk vonoi të përgjigjej:  "Që në moshë të vogël te Giorgio Chiellini".

 Ylli i  Juventusit ka qenë gjithmonë një shembull për Kumbullën i cili pranoi se ishte frymëzuar nga ai në stilin e lojës