VIDEO/ Sevilla 'thyen tersin' Villarreal dhe hyn në zonën Champions

Sevilla theu tersin e përballjeve ndaj Villarrealit duke e mbyllur vitin 2020 me një fitore të rëndësishme.

Në "Ramon Sanchez Pizjuan" skuadra e Julen Lopeteguit, që nuk triumfonte prej 5 takimesh ndaj Villarealit, triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke i marrë pikërisht vendin në renditje, skuadrës së Unai Emery.

Sevilla regjistroi fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit teksa arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejt me një gol të Lucas Ocampos me penallti.

Fitoren e Sevillas e vulosi El Nesyri në minutën e 53-të.

Me këtë sukses Sevilla u ngjit në vendin e 4-t me 26 pikë po aq sa edhe Villareali që zbriti në vendin e 5-të.

Rënditja:

Përmbledhja e ndeshjes:

/a.r,OraNews