VIDEO/ Barcelona nuk fiton dot pa Messin, ndalet nga Eibar

Barcelona nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Eibarit në “Camp Nou”.

Skuadra e Ronald Koeman u gjend në disavantazh në minutën e 57’ ku Eibar shënoi me Kikan.

Katalanasit barazuan sfidën 10 minuta më pas me Osman Dembele.

Me këtë barazim Barcelona renditet në vendin e 6 në kuotën e 25 pikëve.

La Liga kryesohet nga Atletico Madrid me 32 pikë dhe dy ndeshje më pak se katalanasit.

Përmbledhja e ndeshjes: