Marco Reus te Milan? Portali spanjoll bën kuqezinjtë të ëndërrojnë
Reus drejt Milanit. Është ky lajmi “bombë” i merkatos që vjen nga Spanja. Por cili është pozicioni i kuezinjve në lidhje me këtë “thashethem”? “Djalli” po mendon se si të forcojë skuadrën në tregun e ardhshëm të transferimeve.
Si gjithmonë, qëllimi është të kërkojë perspektiva të reja ose, më së shumti, mundësi që i ofron tregu. Njëra nga këto përfaqësohet nga Marco Reus, mesfushori dhe kapiteni i Borussia Dortmundit, kontrata e të cilit me verdhezinjtë skadon në vitin 2023.
Sipas asaj që shkruan Fichajes.com, kuqezinjtë e kanë marrë seriozisht blerjen e mundshme të Reus, me vetë futbollistin që dëshiron ta provojë veten jashtë Gjermanisë, pas një jete të kaluar te Borussia Dortmund.
Milani do të ishte një opsion i mirë për të, sipas portalit spanjoll, veçanërisht nëse nuk materializohet rinovimi i turkut Hakan Calhanoglu.
Por Calciomercato.it raporton se kuqezinjtë nuk e kanë prioritet të merkatos së janarit Reusin. Në të vërtetë, duket se lojtari është i destinuar të qëndrojë në Gjermani të paktën deri në fund të vitit dhe pastaj do të vendosë se çfarë të bëjë me karrierën e tij.
Pengesa tjetër është qartazi paga: gjermani merr 10 milionë në sezon, një shifër e lartë për arkat e Milanit, sidomos për një futbollist 31-vjeçar.