Real Madrid asnjë afrim në janar, të gjithë forcat në verë për Mbappe

Real Madrid nuk do të kryejë asnjë blerje gjatë merkatos së janarit, kështu që asnjë lojtar i skuadrës nuk do të largohet.

“Los Blancos” mbyll kështu merkaton pas kërkesës së trajnerit Zinedine Zidane për të mos kryer asnjë përforcim gjatë merkatos dimërore.

Kështu, Marcelo dhe Joviç, që priteshin të largoheshin që në janar, do të qëndrojë në skuadër të paktën deri verën e ardhshme.

Lajmin e jep madrilenja “AS”, sipas së cilës, të gjitha forcat e merkatos do të fokusohen në verë dhe ku objektivi kryesor do të jetë Kylian Mbappe.

/a.r,OraNews