Sulmuesi i Vllaznisë tregon objektivat në “Sport Magazine”: Dua të shënoj 15 gola
Sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj, i ftuar në emisionin e përditshëm “Sport Magazine” në Ora News”, foli për objektivat individal por edhe të ekipit që kryeson kampionatin.
Ardit Hoxhaj zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të sezonit dhe ndoshta të karrierës duke i dhënë fitoren Vllaznisë me një poker golash në triumfin 5-1 ndaj Skënderbeut në harkun e 25 minutave.
I ftuar në emisionin e përditshëm "Sport Magazine" në Ora News, Hoxha tregoi objektivat e tij dhe të Vllaznisë.
"Nuk e isha menduar që do të shënoja 4 gola kundër Skëndërbeut, është e vështirë të mendosh një rezultat 4:0 dhe jo më të shënoj 4 gola i njëjti lojtar. Do të isha shumë i lumtur të ishin dhe tifozët. Objektivi im që në fillim ka qenë të ndihmoj ekipin, është pozitive të shënoj gola. Por tani pse jo do ta synoj. Objektivi i parë është me ekipin, të kapim kupat e Europës. Objektivi im personal është pse jo të shënoj 10-15 gola. Është krijuar një harmoni shumë e mirë në ekip dhe mendoj se ky është çelësi i rezultatit".
Pas shpërthimit në "Loro Boriçi", Hoxhaj u ngjit në krye të klasifikimit të golashënuesve me 6 gola, pas tij vijnë dy futbollistë të Kukësit, Eze dhe Ibraimi, me nga 5 rrjeta respektivisht.