Everton-Manchester City/ Premier League anulon ndeshjen pas zbulimit të rasteve të reja me covid
Ndeshja e sotme e Evertonit kundër Manchester City-t është anulluar pas zbulimit të rasteve të reja me coronavirus në skuadrën e Pep Guardiolës.
Më parë, në ditën e Krishtlindjeve skuadra kishte konfirmuar që Gabriel Jesus dhe Kylie Walker pas testimeve të bëra kishin rezultuar pozitiv.
Në një lajmërim të dytë skuadra e Manchester City-t ka njoftuar që këtë të hënë në raundin më të fundit të testimeve, një numër lojtarësh të tjerë kanë dalë pozitiv, megjithatë në njoftim nuk është dhënë asnjë emër.
"Bazuar në këshillat mjekësore, Premier League, pas një konsultimi më të dyja skuadrat ka vendosur të shtyjë ndeshjen.
Të gjitha rastet pozitive duke përfshirë lojtarët dhe stafin do të mbahen në vetëizolim të rreptë sipas protokolleve të Premier League dhe të Qeverisë.
Fusha e stërvitjes së Man. City do të mbyllet për një kohë të papërcaktuar dhe do të bëhen të gjitha testimet e nevojshme përpara rikthimit në fushë".