Nainggolan nga Interi te Cagliari, një punë e mbaruar!

Radja Nainggolan kthehet për herë të tretë në Cagliari . Pasi të ketë zgjidhur detajet e fundit me Interin , mesfushori belg do të përqafojë sërish Sardegna Arena si huazim. 

Pa dyshim, vullneti i Nainggolanit e favorizon transferimin. Muajt e ardhshëm, klubi i Sardenjës do të duhet të gjejë një marrëveshje me Interin për blerjen përfundimtare të Ninjas.