Milan-Çalhanoglu, ditët vendimtare! Ja sa kërkon turku

Pas takimit të zhvilluar në mes të dhjetorit, ende nuk ka tymë të bardhë në shtëpinë e Milan sa i përket rinovimit të Hakan Çalhanoglu.


Kuqezinjtë i kanë ofruar 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa futbollisti turk kërkon 5 milionë plus bonuset, raporton Sport Mediaset, shkruan Ora News.


Rruga e mesme mund të jetë pika e akordit mes palëve.

Gazidis, duke folur për “Gazzetta Dello Sport”, është shprehur optimist për gjetjen e një gjuhe të përbashkët.


Duke nisur nga 1 janari, Calhanoglu, kontrata e të cilit skadon në qershor 2021, mund të negociojë me çdo skuadër që dëshiron.

Për ish fantazistin e Bayer Leverkusen ka shfaqur interes prej kohësh edhe Manchester United.

/a.r,OraNews