Inter në kërkim të një sulmuesi, ja emrat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 19:04
Inter është në kërkim të një sulmuesi gjatë merkatos së janarit, teksa sot është zhvilluar edhe një takim mes trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit.
Në tavolinë është shkëmbimi me PSG Eriksen-Paredes, përveç atij me Parmën, Pinamonti-Gervinho, raporton “Gazzetta Dello Sport”, shkruan Ora News.
Emrat e tjerë të përfshirë në listën e dëshirave të Inter janë edhe Giroud (Chelsea), Graziliano Pelle (Shandong Luneng), ndërsa emri I fundit që po përflitet është ai i Lasagna (Udinese).
/a.r,OraNews