Kokainë nga Amerika Latine, hetim pasuror nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja
Arrestimi në Belgjikë i 6 shtetasve shqiptar, mes tyre dhe dy pjesëtarëve të familjeve rraja, ka rikthyer dhe një herë vëmendjen te deputeti socialist Rrahman Rraja.
Burimet pranë SPAK kanë bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që edhe ai ti nënshtrohet hetimit të pasurisë.
Kjo për shkak se një nga të ndaluarve, Ramazan Rraja, është nip i parlamentarit socialist.
Krahas tij do tu verifikohet pasuria dhe familjarëve të Fioralb Rrajës, po i afërt me deputeti, Musa Gjikolës, Genti Balliut i njohur dhe me emrin Flamur, Bledar Pepajt e Fatmir Xheçukës.
Lexo dhe: Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Si u arrestua nipi i deputetit të PS
Kjo është një procedurë rutinë ligjore, për të verifikuar nëse të akuzuarit kanë pastruar ose qarkulluar të ardhurat e krijuara nga krimi përmes të afërmve të tyre.
Hetimi parashikohet të shtrihet tek anëtarët e ngushtë të familjeve së të arrestuarve, për të vijuar më pas tek të afërmit e tjerë të cilët kanë marrëdhënie dhe dyshohen se mund të kenë përfituar.
Nëse do konstatohen shkelje dhe nuk justifikohet pasuria, atëherë nis procedura e sekuestros e deri në konfiskim.
Gjashtë shqiptarët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “ATOS”, hetimet e të cilit kanë nisur prej vitit 2018 nga krimet e rënda.
Gjatë dy viteve janë sekuestruar mbi 1 ton kokainë e cila ngarkohej në kontenierë me banane. Trafikantët tek lënda narkotike vendosnin GPS dhe më pas kur droga mbërrinte në destinacion ata kryenin grabitje tek magazinat apo tek dhomat e pjekjes së bananeve.