Zbardhet vetëplagosja e 26-vjeçarit në Himarë, i riu ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e fytit
Zbardhet ngjarja e Himarës, e ndodhur në datën 21 dhjetor,ku u gjet i plagosur me thikë në rrugë një shtetas me prerje të thella në laring dhe ezofag.
Personi në fjalë, sipas policisë, është vetëplagosur.
Ai është paraqitur rreth orës 13:00 në qendrën shëndetësore më pas u nis me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Gjithashtu është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit e cila ka zbardhur bisedën me shtetasin në fjalë.
Biseda mes tyre ka qenë e tillë:
I vet[plagosuri i ka kërkuar një thikë për të prerë bukën,shitësja i ka treguar një thikë mesatare dhe e ka pyetur:"a të bën punë kjo"? ai i është kthyer "mirë është dhe kjo,më mbaron punë".
Nga blutë e Vlorës konfirmohet se bëhet fjalë për shtetasin N.D 26 vjeç me origjinë nga Trevllazëri i Vlorës dhe banues në Sarandë.
Ky shtetas më herët është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.
Nga spitali i Vlorës është nisur drejt traumës në orën 19:00 të datës 21 dhjetor dhe momentalisht ndodhet në gjendje kome.
Trupi i tij u gjet në rrugën kryesore, në Qafën e Vishës, ku nuk ka pasur kamera sigurie.