“Askush nuk e ndalon dot se ku do të vejë!” Ruçi mbron Ramën për vizitën tek familja e Klodianit
Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi bëri të ditur në Kuvend se ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm lidhur me protestat dhe vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë më 8 dhjetor 2020.
Kërkesa për interpelancë është firmosur nga 8 deputetë. Por nga Kuvendi i është komunikuar se ministri i ri, Bledi Çuçi, nuk mund të vijë në interpelancë pasi sapo ka marrë detyrën.
Kujtim Gjuzi: E keni bërë kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Më pas presidenti sheh që nuk zbaton Kushtetutën dhe fton në presidencë partitë sipas dëshirës së vet. Nuk merret mandati i tretë kështu.
Pse s’duhet të vijë kryeministri?
Sa policë u lënduan, sa 18 vjeçarë u dëmtuan, sa adoleshentë nën 18 vjeç.. .. Ju 24 mandate keni vjedhur, ju lumtë vidhni prapë por do shkoni prapa Gruevskit, këtij Malit të Zi dhe atij në Hagë”
Në përgjigje Ruçi i tha se kërkesa për interpelancë është hartuar keq.
Gramoz Ruçi: “Kërkesa është bërë të premten vonë mua më ka ardhur të hënën. Kërkesa ka dy probleme. Lart është ministrit dhe kryeminisrit. Duhet ose ministrit ose kryeministrit. Mësoni të bëni pyetje. Pyetja që I bëhet kryeministrit është pse ke shkuar tek familja e të ndjerit. Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje.
Gjithashtu Ruçi tha se askush nuk e ndalon Ramën se ku të shkojë.
Gramoz Ruçi: "Nuk ndalon as me ligj e as me zakon e as me kushtetutë se ku do të vejë Kryeministri. Prandaj ju lutem kërkesa sipas rregullores është formuluar i është drejtuar ministrit përkatës“