Berisha: Ja pse Rama dhe Veliu mbronin me fanatizëm familjen e deputetit Rraja
Familja Rraja është familja qëndrore e drogës dhe krimit në Shqipëri,.
Kështë shprehet ish kryeministri Sali Berisha në një postim të tijin në Facebook, ndërsa nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, të cilët sipas tij e kanë mbrojtur me fanatizëm familjen në fjalë.
Reagimi vjen pas arrestimit të nipit të tij Ramazan Rraja dhe të afërmit tjetër Fjoralb Rraja në operacionin ndërkombëtar anti-drogë “Atos”, zhvilluar në disa shtete të Europës.
“Ja pse Edvin Droga dhe Ardi Veliu mbronin me fanatizëm familjen e deputetit Rrahman Rraja, familje qëndrore e drogës dhe krimit në Shqipëri dhe Europë”, shkruan Berisha.
Lexo edhe:
Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe nipi i deputetit të PS
Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ 6 shqiptarë në pranga. Ja si funksiononte trafiku i narkotikëve
/a.r,OraNews