Qëlluan ndaj lokalit të policëve në Shkodër, shpallen në kërkim 4 persona/Emrat

Sulmi ndaj lokalit në pronësi të një efektivi policie në Shkodër dyshohet se ka lidhje me detyrën. 4 persona janë shpallur në kërkim si autorë të ngjarjes.

Katër persona janë shpallur në kërkim si autorë të sulmit me breshëri plumbash ndaj lokalit të efektivit të Policisë, Albert Pjetri në Drobraç të Shkodrës.

Burimet thonë se ata janë Rivaldo Planaj, Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shpellzajn.

Sulmi ndaj lokalit u shënua mbrëmjen e martës, ku për pasojë të breshërisë së plumbave pati dëme material, por fatmirësisht nuk pati të lënduar!

Vlash Pjetri, në emër të familjes në një komunikim me median, tha se ata nuk kanë asnjë konflikt, ndaj kanë dyshime të forta se sulmi lidhet me detyrën e vëllait si efektiv i Forcave Shqiponja.

LEXO EDHE: “Asnjë konflikt. Përveç vëllait që punon me “Shqiponjat” flasin familjarët pas sulmit me armë ndaj lokalit në Shkodër

2 nga vëllezërit Pjetri janë punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa i treti ka qenë ish-administrator i Njësisë Administrative Rrethinat në Shkodër.

Policia e Shkodrës thotë se po punon për kapjen e 4 autorëve të dyshuar të sulmit me armë dhe zbardhjen e motivit.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

EMRI/ Breshëri plumbash ndaj lokalit të policit të “Shqiponjave”