Shqipëria përballë mutacionit të ri? Koni: Ne dimë është Covid, s'është Covid. E kotë të flasim, s'e kuptojmë

Mutacioni i ri i Covid-19 që po qarkullon në Britaninë e Madhe e izoloi këtë të fundit përballë Europës dhe më gjerë.

Në zinxhirin e vendeve që morën masa paraprake u listua edhe Shqipëria, e cila prej 22 dhjetorit pezulloi fluturimet me Britaninë dhe futi karantinën e detyrueshme 14 ditore për shtetasit që mbërrijnë prej saj në rrugë të tjera transporti.

Mjeku i njohur, Artan Koni, thotë për emisionin "Tempora" në Rtv Ora se veç këtyre masave Shqipëria nuk ka mundësi të dedektojë nëntipet e Covid.

Artan Koni: Në Shqipëri nuk kemi mundësi të dedektojmë nëntipet e Covidit, ne themi është Covid dhe nuk është Covid, edhe testet nuk i kemi shumë të sigurtë. Në Shqipëri është e kotë të flasim, as nuk e kuptojmë dot. Edhe laboratorët që e dedektojnë këtë gjë në Angli, nuk i kemi në Austri e gjetkë.Ky shtam i ri për Shqipërinë nuk besoj se do të kërkojë masa shtesë, është më ngjitës  por nuk është më i rrezikshëm se fillestari.