Vaksinat dhe mutacionet e Covid, mjeku: Duhet të fillojë nga e para por shpresojmë të mos...

Ndërsa mutacionet  e virusit Covid 19 mund të lëvizin më shpejt dhe  ti bëjnë joefektive vaksinat, pyetja që natyrshëm lind është: A ka fuqi adaptueshmërie të shpejtë një kompani e prodhimit të vaksinave për t'ju përshatur këtij mutacioni?

Në një lidhje me skype nga SHBA për emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta dhe virolog i njohur thotë se shpreson shumë që gjërat të mos shkojnë në këtë drejtim pasi në të kundërt duhet filluar nga e para.

Domi: Të shpresojmë që nuk shkojnë në atë drejtim, në të kundërt duhet filluar nga e para. Avantazhi në këtë rast është se teknologjia ekziston, do të jemi në situatën e vaksinës së gripit që prodhohet çdo vit. Duhet të fillojë nga e para por shpresojmë të mos arrijmë në atë pikë.